Sa mund të fitoj?
Potenciali juaj i fitimit varet nga numri, lloji dhe kohëzgjatja e anketave që merrni. Lloji dhe shpeshtësia e anketave që merrni janë të bazuara në nevojat e kompanive, dhe varen veçanërisht nga çfarë fushatash po organizojnë; kështu që mund të merrni më shumë një muaj dhe më pak muajin tjetër. Anketat tipike duan 10 deri në 30 minuta për t’u plotësuar, dhe anketimet që paguajnë në dorë përgjithësisht ju shpërblejnë me $1 deri në $10 ose më shumë për çdo anketë që plotësoni. Të tjerë mund t’ju japin karta të parapagura dhuratash ose t’ju fusin në llotari për para ose çmime.
Si do të paguhem pasi të marr pjesë?
Normalisht, ju do të paguheni me çek pak javë më vonë. Ndonjëherë janë të vlefshme opsione të tjera të marrjes së pagesës, si PayPal. Herë të tjera, nëse stimuli për anketën është një kartë dhuratë ose produkt, pas plotësimit të anketës, do t’ju jepen detajet se kur dhe si do t’ju dërgohet shpërblimi.
Plotësuesit e anketave mund të fitojnë një të ardhur të dytë të qëndrueshme.
Si çdo mundësi tjetër online, duhet kohë dhe mund për të ndërtuar një të ardhur nga anketimet. Një nga çelësat për të mbajtur një punë të suksesshme që kryhet duke ndenjur në shtëpi, është të krijoni rrjedha të shumëfishta të ardhurash. Secila nga këto rrjedha mund të sjellë vetëm pak dollarë në muaj, por kur ke mjaftueshëm burime të ndryshme, do të shihni se jeni në gjendje të fitoni një të ardhur të dytë të konsiderueshme. Anketimet e paguara mund të sjellin një rrjedhë të mrekullueshme të ardhurash, që do të vazhdojë të rritet teksa ju bëheni më të informuar e më me përvojë.
Sa më shumë anketa që plotësoni apo në të cilat merrni pjesë, aq më shumë para mund të fitoni.
Kjo nuk është një “xhiro falas” ku mund të fitoni “diçka për asgjë” – është një mënyrë për të punuar dhe fituar para ku ju jeni të lirë për të punuar kur dhe ku të doni. Numri i anketave që do të merrni varet nga numri i kompanive ku jeni regjistruar, sasia e informacionit që i dërgoni atyre, dhe “profili” juaj personal. Disa anketa janë shumë specifike, dhe jo çdokush është i “kualifikuar” për çdo anketim. Për shembull, një anketë e caktuar mund të jetë e hapur vetëm për gra të moshës 25-45 që jetojnë në Kanada. Një anketë tjetër mund të jetë vetëm për burra beqarë që përdorin kolonjë, etj. Sigurisht, ka shumë anketa që janë shumë të përgjithshme dhe pothuajse çdokush mund t’i plotësojë. Në fund të fundit, ka mundësi anketimesh me bollëk për pothuajse gjithsecilin. Nuk ka aq shumë rëndësi nëse jeni mashkull apo femër, jetoni apo jo në Sh.B.A., jeni student apo keni një punë me kohë të plotë, etj. Nuk ka asnjë “profil” që kualifikohet rregullisht për më shumë anketime se të tjerët.
Sasia e anketimeve në të cilat merrni pjesë dhe të ardhurat e fituara do të varen nga sasia e kohës dhe mundit që u kushtoni anketimeve.
Të ardhurat mujore mesatare do të varen nga vetë individi, dhe përkushtimi i tij. Një njeri që e kontrollon shpesh email-in dhe u përgjigjet shpejt ftesave për anketime, apo logohet në zonën e anëtarëve për të parë çfarë anketash të reja kanë dalë, është e qartë që do të fitojë më shumë se sa dikush që logohet vetëm një herë në javë. Të ardhurat janë të varura vetëm nga vëmendja ndaj ofertave të anketimeve dhe përpjekjet e individit. Shumica e njerëzve bëhen panelistë për të ndarë opinionet e tyre si dhe për t’u paguar për anketime online. Të merrni pjesë në anketime të paguara online që merren falas në kohën tuaj të lirë është një mënyrë e mrekullueshme për të bërë ca para shtesë dhe është shumë më argëtuese se sa mënyrat e tjera për të bërë para online sepse ju nuk shpenzoni absolutisht asgjë por prapë se prapë paguheni për t’iu përgjigjur anketimeve online, kjo është 100% para Falas.
Nëse i kushtoni një sasi minimale kohe dhe punoni për ta vënë në vijë, ju do të krijoni një rrjedhë të mirë të ardhurash.
Jini realistë në synimet tuaja dhe mos prisni të bëheni të pasur shpejt. Anketimet online nuk janë një skemë për të bërë pasuri shpejt, por mund të jenë të mira për të fituar para shtesë (çmime dhe karta dhuratash gjithashtu), nëse regjistroheni në disa nga firmat cilësore të studimit të tregut. Sidoqoftë, ia vlen t’u kushtoni kohë anketimeve.
Githsecili ka një eksperiencë pak ndryshe nga të tjerët.
Nuk ka asnjë mënyrë që ne apo dikush tjetër t’ju thotë saktësisht se sa anketime do të merrni apo sa para do të fitoni. Ajo që ne ju sugjerojmë është që nëse kjo është diçka që ju intereson, thjesht provojeni dhe shihni si ju ec. Nuk keni asgjë për të humbur...