PANELE ANKETIMESH ONLINE

Pjesëmarrja në anketime duket që është një mënyrë popullore për të bërë pak të ardhura shtesë. Pse janë të gatshme kompanitë të paguajnë për opinionet tona? Sepse atyre u duhet të dinë shumë shpejt se çfarë duan klientët dhe sepse shumë pak njerëz e japin këtë informacion falas.

Shqyrtoni sitet e anketimeve të paguara online që vijojnë dhe anëtarësohuni në to që të filloni të fitoni nga anketimet e paguara. Mund të anëtarësoheni në programet e listuara këtu dhe të jeni të bindur që do të paguheni në dorë ose në formën e shpërblimeve të tjera pa kushte të fshehta dhe pa u dashur të paguani asnjë qindarkë. Të gjitha kompanitë e listuara këtu kanë reputacion të mirë dhe vërtet ia vlen të anëtarësohesh në to. Ne listojmë vetëm panele cilësore të studimit online të tregut, që nuk kërkojnë asnjëherë tarifa, dhe pranojnë anëtarë ndërkombëtarë (në shumicën e rasteve). Ne ofrojmë akses të çastit falas në të gjithë informacionin e këtij siti, kështu që mbajeni kuletën në xhep, dhe shihni listën tonë të kompanive të ligjshme të studimit të tregut që mbajnë panele anketimesh të paguara. Na vizitoni rregullisht sepse do ta përditësojmë këtë faqe me ofertat e reja më të mira (të disponueshme për njerëzit kudo në botë) të anketimeve të paguara. Anëtarësohuni në sa më shumë site anketimesh të paguara që të mundni, për të maksimizuar fitimet tuaja.

Paçi fat dhe bëfshi qejf!


MARKETAGENT.COM – Mendimi juaj vlen dhe paguhet: Kështu ju përcaktoni tendencat e së nesërmes dhe fitoni para për çdo sondazh.

MARKETAGENT.COM

Mendimi juaj vlen dhe paguhet: Kështu ju përcaktoni tendencat e së nesërmes dhe fitoni para për çdo sondazh. Masa e shpërblimit tuaj ndryshon nga sondazhi në sondazh dhe varet nga lloji i pyetësorit dhe gjatësia e pyetësorit. Pjesëmarrja në sondazh varet gjithmonë nga ju dhe asnjëherë nuk është me detyrim. Pikët e fituara nga ju mund të konvertohen në çdo moment te bursa jonë e këmbimit, me para në dorë ose me produkte dhe shërbime të ofruara nga Marketagent.com dhe partnerët e saj.

Regjistrohuni
Bashkohuni në panelin e anketave me pagesë të konsumatoreve në e-Research-Global.com dhe fitoni para. Anëtaret mund të marrin pjesë në sondazhet online te paguara (pyetësoret online), grupet e përqendruara online dhe testimet e produkteve të reja  për para. Për një studim te kompletuar, ju do të paguheni me para si shpërblim.

e-Research-Global

Bashkohuni në panelin e anketave me pagesë të konsumatoreve në e-Research-Global.com dhe fitoni para. Anëtaret mund të marrin pjesë në sondazhet online te paguara (pyetësoret online), grupet e përqendruara online dhe testimet e produkteve të reja për para. Për një studim te kompletuar, ju do të paguheni me para si shpërblim. Shuma e parave ndryshon nga studimi në studim varësisht nga koha dhe vështiresia e studimit online të paguar. Ne paguajmë duke perdorur PayPal.com. Nese ne vendin tuaj nuk ka PayPal.com, ne perdorim Payza.com.

Regjistrohuni tani
Sistemi TraitScoreSM që pret patentën, i PaidViewpoint-it, u shpik për të vlerësuar sinqeritetin dhe përputhshmërinë e të anketuarve dhe për t’i stimuluar këto veçori.

PaidViewpoint.com

Sistemi TraitScoreSM që pret patentën, i PaidViewpoint-it, u shpik për të vlerësuar sinqeritetin dhe përputhshmërinë e të anketuarve dhe për t’i stimuluar këto veçori. Brenda diapazonit të numrit të anketave që u lejojmë anëtarëve të PV të marrin çdo muaj, ne u ofrojmë më shumë mundësi të ardhurash anëtarëve me TraitScore më të larta. Pagesa për anketë është gjithashtu më e lartë bazuar në TraitScoreSM-në tuaj. Pagesa bëhet përmes llogarisë suaj PayPal.

Regjistrohuni tani
Kur anëtarësoheni në panelin e YouGov ju jeni bashkuar me një komunitet botëror njerëzish që pëlqejnë të shprehin dhe të ndajnë opinionet e tyre, dhe të fitojnë pikë duke e bërë këtë. Si një anëtar paneli, ju do të merrni ftesa të rregullta me email për anketime të reja.

YouGov

YouGov është një kompani lider në botë e studimit të tregut. Misioni ynë është të sigurojmë një rrjedhë direkte të dhënash të vazhdueshme e të sakta dhe të depërtojmë në atë çfarë mendojnë dhe bëjnë njerëzit në të gjithë botën, gjatë gjithë kohës, në mënyrë që kompanitë, qeveritë dhe institucionet të mund t’u shërbejnë më mirë njerëzve që i mbështesin.
Kur anëtarësoheni në panelin e YouGov ju jeni bashkuar me një komunitet botëror njerëzish që pëlqejnë të shprehin dhe të ndajnë opinionet e tyre, dhe të fitojnë pikë duke e bërë këtë. Si një anëtar paneli, ju do të merrni ftesa të rregullta me email për anketime të reja. Për çdo anketë që plotësoni ju fitoni pikë, të cilat kur akumulohen mund të shkëmbehen me shpërblime si bileta kinemaje, karta të parapaguara dhuratash, dhe çmime të tjera. Ju do të merrni gjithashtu edhe anketa që nuk kanë pikë por ju fusin në një llotari çmimesh të përmuajshme. Të gjitha anketat e YouGov plotësohen online dhe në kohën që ju leverdis më shumë.

Regjistrohuni tani

OFERTA SHTESË

Po kërkoni të fitoni para shtesë online? Anëtarësohuni në ClixSense tani dhe filloni të fitoni para për veprimtari online, duke përfshirë: anketa të paguara, të vizitoni faqe interneti, të blini online, oferta falas dhe shumë të tjera.

ClixSense

Po kërkoni të fitoni para shtesë online? Anëtarësohuni në ClixSense tani dhe filloni të fitoni para për veprimtari online, duke përfshirë: anketa të paguara, të vizitoni faqe interneti, të blini online, oferta falas dhe shumë të tjera. Kur ju bëhen $8, ju mund t’i tërhiqni nëpërmjet PayToo ose përmes një alternative tjetër specifike për vendin tuaj.

ClixSense
Bashkohuni me komunitetin tonë dhe nisjani rrugës për t’u bërë një Vlerësues Helion

Helion Research

Si një Blerës Misterioz apo siç i quajmë ne, Vlerësues Helion, juve do t’ju ofrohet një përzgjedhje e gjerë llojesh të ndryshme shërbimesh për të vlerësuar duke u hequr si konsumator i përditshëm. Do t’ju jepet një skenar i plotë për t’u ndjekur dhe një koleksion i plotë pyetjesh për t’iu përgjigjur pas Vlerësimit tuaj. Do të paguheni për çdo vlerësim që plotësoni me çmimin që është vendosur para se të pranoni detyrën.
Helion bën trajnime gjithëpërfshirëse dhe argëtuese për të gjitha situatat pasi të jeni anëtarësuar, kështu që nëse e gjitha kjo është shumë e re për ju, ju lutem mos u shqetësoni, sepse do të bëheni një Vlerësues Helion i/e trajnuar sa hap e mbyll sytë; ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Helion Research

PANELE ANKETIMESH ONLINE

Toluna është komuniteti i votimeve dhe opinioneve që po shfaq rritjen më të shpejtë në të gjithë botën! Anëtarët mund të krijojnë votime dhe tema opinionesh online, mund të postojnë opinionet e tyre për një temë ekzistuese, dhe mund të marrin pjesë në anketime online.

Toluna

Toluna është komuniteti i votimeve dhe opinioneve që po shfaq rritjen më të shpejtë në të gjithë botën! Anëtarët mund të krijojnë votime dhe tema opinionesh online, mund të postojnë opinionet e tyre për një temë ekzistuese, dhe mund të marrin pjesë në anketime online. Plotësimi i anketave online shpërblehet me Pikë dhe bileta për të tërhequr çmime. Toluna u ofron anëtarëve të saj një gamë të gjërë produktesh të cilat mund t’i testojnë falas dhe të marrin pjesë në një llotari të përmuajshme çmimesh.

Regjistrohuni
Të bëhesh Folës i Së Ardhmes do të thotë që opinioni juaj po dëgjohet! Jo vetëm duke plotësuar anketa online, por edhe duke marrë pjesë në një nga komunitetet e kërkimit online të InSites Consulting.

Future Talkers

Të bëhesh Folës i Së Ardhmes do të thotë që opinioni juaj po dëgjohet! Jo vetëm duke plotësuar anketa online, por edhe duke marrë pjesë në një nga komunitetet e kërkimit online të InSites Consulting. Ky është vendi ku ju mund të ndani mendimet tuaja në mënyrë të detajuar në lidhje me temat që ju interesojnë. Folësit e Së Ardhmes ju ofron akses në kërkimet më të reja e inovative, ku ju mund të mësoni rreth markave dhe t’i thoni markave çfarë mendoni! Folësit e Së Ardhmes është i bindur se konsumatorët janë këshilltarët më të mirë për markat. Duke marrë pjesë në studime, ne ju sjellim më afër markave tuaja të preferuara.
Koha juaj është e çmuar dhe ne duam t’ju shpërblejmë për përpjekjet tuaja! Për çdo pjesëmarrje në studimet tona, ju fitoni para. Kur ju bëhen €7.5 (ose ekuivalenti i monedhës suaj lokale), ju mund t’i tërhiqni nëpërmjet PayPal ose përmes një alternative tjetër specifike për vendin tuaj.

Regjistrohuni
Technology Advisory Board - Ndani idetë, opinionet dhe sugjerimet tuaja duke marrë pjesë në intervista kërkimore online dhe anketa shkencore.

Technology Advisory Board

Ndani idetë, opinionet dhe sugjerimet tuaja duke marrë pjesë në intervista kërkimore online dhe anketa shkencore. Kur të kompletoni një anketë kërkimore, do të merrni $7 deri në $25.

Regjistrohuni tani
Thënë shkurt ju fitoni 20 spiderPikë për çdo Vlerësim të Plotë Website-i që kryeni. Ka gjithashtu edhe Teste, Prova, Të Shpejta, Anketa dhe lloje të tjera pyetësorësh të cilat vlejnë nga 1 deri në 10 pikë.

spiderMetrix

Thënë shkurt ju fitoni 20 spiderPikë për çdo Vlerësim të Plotë Website-i që kryeni. Ka gjithashtu edhe Teste, Prova, Të Shpejta, Anketa dhe lloje të tjera pyetësorësh të cilat vlejnë nga 1 deri në 10 pikë. Disa Anketa kanë një pellg çmimesh, ku ju mund të fitoni deri në 100 pikë. Por të gjitha këto s’janë asgjë në krahasim me spiderPikët që mund të fitoni në çastin që “rriteni” në një Specie Spider më të lartë.

Regjistrohuni
American Consumer Opinion - Nëse i përgjigjeni një screener-i (një pyetësori të shkurtër), ju do të futeni në një llotari për të fituar para. Nëse merrni pjesë në një anketim, do të merrni gjithmonë një lloj shpërblimi.

American Consumer Opinion

Të gjithë anëtarët e regjistruar marrin pjesë në një llotari të përmuajshme për të fituar $250 para në dorë, thjesht sepse janë anëtarë. Nëse i përgjigjeni një screener-i (një pyetësori të shkurtër), ju do të futeni në një llotari për të fituar para. Nëse merrni pjesë në një anketim, do të merrni gjithmonë një lloj shpërblimi. Shpërblimet zakonisht varjojnë në vlerë nga $4 në $50. Thjesht plotësoni anketa për të fituar para.

Regjistrohuni
Vivatic i jep çdokujt mundësinë të punojnë nga shtëpia apo nga çfarëdo vendi. Shtrihuni në plazh me laptopin tuaj ose punoni nga shtrati.

Vivatic

Vivatic i jep çdokujt mundësinë të punojnë nga shtëpia apo nga çfarëdo vendi. Shtrihuni në plazh me laptopin tuaj ose punoni nga shtrati. Mund të punoni kudo që të jeni. Ne ju ofrojmë gjithashtu lirinë të bëni llojin e punës që ju pëlqen: të shkruani artikuj, të bëni anketa të paguara, dhe punë të tjera kurdo që dëshironi.
Opinionet tuaja janë të çmuara, kështu që sigurohuni që të paguheni kur i jepni. Ne kemi lidhje me shumë firma të studimit të tregut që duan të kuptojnë pikëpamjet tuaja. Ne ofrojmë anketime të përditshme nga studiues tregu që do t’ju paguajnë për kohën tuaj. Çfarë ju paguajnë: Rroga mesatare për anketë – £1 – duhen afërsisht 10 deri në 20 minuta.

Regjistrohuni
Që nga ngjizja e tij në vitin 2000, komuniteti i SurveySavvy është rritur në mbi 3 milionë njerëz në 190 vende, që fitojnë para duke marrë pjesë në anketimet tona online.

SurveySavvy

Që nga ngjizja e tij në vitin 2000, komuniteti i SurveySavvy është rritur në mbi 3 milionë njerëz në 190 vende, që fitojnë para duke marrë pjesë në anketimet tona online. SurveySavvy u ka paguar më shumë para anëtarëve tanë se çdo kompani tjetër e studimit online të tregut (më shumë se $5 milion para në dorë). Nuk jeni anëtar i SurveySavvy? Regjistrohuni tani.

Regjistrohuni
Instituti i Markave siguron panelin global më gjithëpërfshirës të respondentëve profesionistë dhe konsumatorë për të gjitha industritë. Instituti i Markave është një firmë e studimit të tregut që specializohet në studime të tregut të konsumit dhe të farmaceutikëve.

Brand Institute

Instituti i Markave siguron panelin global më gjithëpërfshirës të respondentëve profesionistë dhe konsumatorë për të gjitha industritë. Instituti i Markave është një firmë e studimit të tregut që specializohet në studime të tregut të konsumit dhe të farmaceutikëve. Konsumatorë me demografi të ndryshme, mjekë të specialiteteve të ndryshme dhe profesionistë mjekësorë të tjerë janë të mirëpritur. Pagesa e parave bëhet nëpërmjet llogarisë suaj në PayPal.

Regjistrohuni

ANKETIME TË PAGUARA

Sa mund të fitoj?
Potenciali juaj i fitimit varet nga numri, lloji dhe kohëzgjatja e anketave që merrni. Lloji dhe shpeshtësia e anketave që merrni janë të bazuara në nevojat e kompanive, dhe varen veçanërisht nga çfarë fushatash po organizojnë; kështu që mund të merrni më shumë një muaj dhe më pak muajin tjetër. Anketat tipike duan 10 deri në 30 minuta për t’u plotësuar, dhe anketimet që paguajnë në dorë përgjithësisht ju shpërblejnë me $1 deri në $10 ose më shumë për çdo anketë që plotësoni. Të tjerë mund t’ju japin karta të parapagura dhuratash ose t’ju fusin në llotari për para ose çmime.

Si do të paguhem pasi të marr pjesë?
Normalisht, ju do të paguheni me çek pak javë më vonë. Ndonjëherë janë të vlefshme opsione të tjera të marrjes së pagesës, si PayPal. Herë të tjera, nëse stimuli për anketën është një kartë dhuratë ose produkt, pas plotësimit të anketës, do t’ju jepen detajet se kur dhe si do t’ju dërgohet shpërblimi.

Plotësuesit e anketave mund të fitojnë një të ardhur të dytë të qëndrueshme.
Si çdo mundësi tjetër online, duhet kohë dhe mund për të ndërtuar një të ardhur nga anketimet. Një nga çelësat për të mbajtur një punë të suksesshme që kryhet duke ndenjur në shtëpi, është të krijoni rrjedha të shumëfishta të ardhurash. Secila nga këto rrjedha mund të sjellë vetëm pak dollarë në muaj, por kur ke mjaftueshëm burime të ndryshme, do të shihni se jeni në gjendje të fitoni një të ardhur të dytë të konsiderueshme. Anketimet e paguara mund të sjellin një rrjedhë të mrekullueshme të ardhurash, që do të vazhdojë të rritet teksa ju bëheni më të informuar e më me përvojë.

Sa më shumë anketa që plotësoni apo në të cilat merrni pjesë, aq më shumë para mund të fitoni.
Kjo nuk është një “xhiro falas” ku mund të fitoni “diçka për asgjë” – është një mënyrë për të punuar dhe fituar para ku ju jeni të lirë për të punuar kur dhe ku të doni. Numri i anketave që do të merrni varet nga numri i kompanive ku jeni regjistruar, sasia e informacionit që i dërgoni atyre, dhe “profili” juaj personal. Disa anketa janë shumë specifike, dhe jo çdokush është i “kualifikuar” për çdo anketim. Për shembull, një anketë e caktuar mund të jetë e hapur vetëm për gra të moshës 25-45 që jetojnë në Kanada. Një anketë tjetër mund të jetë vetëm për burra beqarë që përdorin kolonjë, etj. Sigurisht, ka shumë anketa që janë shumë të përgjithshme dhe pothuajse çdokush mund t’i plotësojë. Në fund të fundit, ka mundësi anketimesh me bollëk për pothuajse gjithsecilin. Nuk ka aq shumë rëndësi nëse jeni mashkull apo femër, jetoni apo jo në Sh.B.A., jeni student apo keni një punë me kohë të plotë, etj. Nuk ka asnjë “profil” që kualifikohet rregullisht për më shumë anketime se të tjerët.

Sasia e anketimeve në të cilat merrni pjesë dhe të ardhurat e fituara do të varen nga sasia e kohës dhe mundit që u kushtoni anketimeve.
Të ardhurat mujore mesatare do të varen nga vetë individi, dhe përkushtimi i tij. Një njeri që e kontrollon shpesh email-in dhe u përgjigjet shpejt ftesave për anketime, apo logohet në zonën e anëtarëve për të parë çfarë anketash të reja kanë dalë, është e qartë që do të fitojë më shumë se sa dikush që logohet vetëm një herë në javë. Të ardhurat janë të varura vetëm nga vëmendja ndaj ofertave të anketimeve dhe përpjekjet e individit. Shumica e njerëzve bëhen panelistë për të ndarë opinionet e tyre si dhe për t’u paguar për anketime online. Të merrni pjesë në anketime të paguara online që merren falas në kohën tuaj të lirë është një mënyrë e mrekullueshme për të bërë ca para shtesë dhe është shumë më argëtuese se sa mënyrat e tjera për të bërë para online sepse ju nuk shpenzoni absolutisht asgjë por prapë se prapë paguheni për t’iu përgjigjur anketimeve online, kjo është 100% para Falas.

Nëse i kushtoni një sasi minimale kohe dhe punoni për ta vënë në vijë, ju do të krijoni një rrjedhë të mirë të ardhurash.
Jini realistë në synimet tuaja dhe mos prisni të bëheni të pasur shpejt. Anketimet online nuk janë një skemë për të bërë pasuri shpejt, por mund të jenë të mira për të fituar para shtesë (çmime dhe karta dhuratash gjithashtu), nëse regjistroheni në disa nga firmat cilësore të studimit të tregut. Sidoqoftë, ia vlen t’u kushtoni kohë anketimeve.

Githsecili ka një eksperiencë pak ndryshe nga të tjerët.
Nuk ka asnjë mënyrë që ne apo dikush tjetër t’ju thotë saktësisht se sa anketime do të merrni apo sa para do të fitoni. Ajo që ne ju sugjerojmë është që nëse kjo është diçka që ju intereson, thjesht provojeni dhe shihni si ju ec. Nuk keni asgjë për të humbur...