OPINIONI JUAJ

ka rëndësi, pavarësisht se ku jetoni, kush jeni apo çfarë formimi kulturor keni. Nëse jeni konsumator, ju jeni të kualifikuar për të marrë pjesë në anketime të paguara. Ato ju lejojnë të shprehni veten, dhe në të njëjtën kohë të paguheni për atë që mendoni.


ANKETIME TË PAGUARA ONLINE - INFORMACION

Nëse jeni të interesuar të ndani opinionet tuaja mbi produktet dhe shërbimet më të fundit, atëherë, pjesëmarrja në anketime të paguara online mund të jetë një mënyrë argëtuese për të fituar para në kohën e lirë.

T’u përgjigjesh anketave online është vërtetuar si një mënyrë e bukur dhe e ligjshme për të bërë para online. Kompanitë e studimit të tregut kanë pyetje që kërkojnë përgjigje, ju paguajnë për përgjigjet tuaja, dhe si pasojë ato janë të afta për të marrë vendime më të mira marketingu në lidhje me produktet dhe shërbimet e tyre. Do të keni mundësinë të shihni produkte të reja përpara se të dalin në treg, të jepni opinionin tuaj se si mund të përmirësohen produktet ekzistuese, dhe të paguheni për këto gjëra. Jo keq për pak minuta nga koha juaj.

Mund t’ju kërkohet të rishikoni një trailer filmi për një film të ri, çfarë lloj gjalpi kikiriku ju pëlqen, çfarë restorantesh frekuentoni, veç vërjani gishtin. Nga pjekjet në zgarë, te çështjet mjekësore, te pajisjet, te çfarë hëngrët mbrëmë për darkë.

Ka site për grupmosha, profesione, hobi dhe interesa të veçanta. Anketat janë përgjithësisht shumë interesante, dhe këto kompani po kërkojnë opinionin tuaj se si t’i japin formë produkteve të tyre. Kur një kompani kërkon orientim mbi shijet dhe preferencat e konsumatorëve, ato zakonisht lidhin kontratë me një firmë dytësore që kërkon të masë zakonet blerëse dhe opinionet në lidhje me produktet dhe shërbimet e dobishme për konsumatorin e anketuar. Këtu hyjnë në skenë anketimet e paguara.

Anketimet e paguara janë bërë biznes i madh. Pse janë kaq popullore? Ato i lejojnë njerëzit të shprehin vetveten dhe në të njëjtën kohë të paguhen për atë që mendojnë. Ky fenomen është ushqyer nga rritja e internetit dhe sepse pjesëmarrja në anketime të paguara online do të thotë që puna në shtëpi është bërë më e thjeshtë se kurrë ndonjëherë.

Anketimet online janë bërë gjithnjë e më popullore, sepse janë të volitshme si për pjesëmarrësin, ashtu edhe për kompaninë e studimit të tregut. Gjithnjë e më shumë njerëz po aplikojnë për anketime të paguara online sepse është një punë e thjeshtë, argëtuese, dhe pagesa në fund të muajit të shpërblen. Kjo është mundësia e përkryer për studentë, nëna e baballarë shtëpiakë, pensionistë, apo për këdo që dëshiron të fitojë të ardhura shtesë. Nuk ka rëndësi ku jetoni, kush jeni, apo çfarë formimi kulturor keni. Nëse jeni konsumator, opinioni juaj ka rëndësi, dhe ju kualifikoheni për të bërë anketime të paguara. Çdokush është i mirëpritur. Mbani mend: Opinioni Juaj Ka Rëndësi!

KU MUND TË GJENI ANKETIME TË PAGUARA ONLINE?

Në mënyrë që të filloni të fitoni para nga anketimet e paguara shkoni te seksioni Anketime Të Paguara - Regjistrim përkatës dhe shqyrtoni listën tonë të siteve të anketimeve të paguara online, dhe anëtarësohuni në to.
Ju mund të anëtarësoheni në programet e listuara atje dhe të jeni të bindur që do të paguheni me para në dorë ose në formën e shpërblimeve të tjera pa kushte të fshehta dhe pa u dashur të paguani asnjë qindarkë. Të gjitha kompanitë e listuara atje kanë reputacion të mirë dhe vërtet ia vlen të anëtarësohesh në to. Ne listojmë vetëm panele cilësore të studimit online të tregut, që nuk kërkojnë asnjëherë tarifa, dhe pranojnë anëtarë ndërkombëtarë.

  

PANEL I REKOMANDUAR

Mendimi juaj vlen dhe paguhet: Kështu ju përcaktoni tendencat e së nesërmes dhe fitoni para për çdo sondazh.

KËSHILLA TË VLEFSHME

Pengesa më e madhe me të cilën përballen të anketuarit e rinj, është mungesa e njohurisë për vetë aktivitetin. Ja ku janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të korrni frytet e të qënit një panelist i anketimeve online. Ndiqni këto këshilla të mrekullueshme në mënyrë që të merrni maksimumin nga pjesëmarrja juaj në anketime online.

KËSHILLA TË VLEFSHME – do t’ju ndihmojnë të korrni frytet e të qënit panelist anketimesh online
Kjo do të rrisë shanset që t’ju ftojnë të merrni pjesë në anketime online. Sa më shumë anketime, aq më shumë mundësi për të fituar para në dorë. Pnelistët e limitojnë regjistrimin e tyre në një a dy kompani të studimit të tregut – nuk ka asnjë rregull që thotë se nuk mund të regjistrohesh në më shumë se një kompani anketimi online. Atëherë pse ta limitoni veten?
Disa njerëz mendojnë që vetëm sepse kanë plotësuar një formular regjistrimi online për një kompani anketimesh, tashmë janë bërë pjesë e databazës së panelistëve të saj. Kjo nuk është e vërtetë. Shumë kompani të studimit të tregut u kërkojnë aplikantëve të verifikojnë adresat e tyre të email-it duke klikuar një hiperlink të veçantë që ndodhet brenda në email-in e dërguar nga kompania e studimit të tregut tek adresa e email-it e panelistit potencial. Klikimi mbi këtë hiperlink dhe verifikimi i adresës suaj të email-it është një hap përfundimtar shumë i rëndësishëm në proçesin e regjistrimit.
Ftesat për anketime online dërgohen nëpërmjet email-it. Nëse një llogari email-i nuk kontrollohet kurrë, si mund të pretendojë dikush që të marrë pjesë në anketime dhe të bëjë para? Adresat e email-eve duhet të kontrollohen të paktën dy herë në javë, por e mira është përditë. Kjo garanton që ftesat për anketime të lexohen dhe që të mos kenë skaduar në kohën që lexohen.
Kompanitë e studimit të konsumatorëve kanë nevojë të mësojnë më shumë për ju, në mënyrë që të mund t’ju japin anketimet e duhura. Për të bërë këtë, shumë nga sitet e anketimeve kërkojnë që të plotësoni anketa profili. Edhe pse këto nuk janë zakonisht anketa që paguhen, ato rrisin shanset tuaja për të marrë anketimet që paguhen më shumë. Gjithashtu, kjo nxjerr në pah angazhimin tuaj për t’i marrë me seriozitet anketimet. Ndërsa “profili” juaj është një nga faktorët më të rëndësishëm që do të përcaktojë llojin dhe numrin e ftesave për anketime që do të merrni, nuk ekziston një profil “i mirë” apo “i keq”. Çdo njeri thjesht ka një profil të ndryshëm, ashtu sikurse çdokush në botë është pak i ndryshëm nga të tjerët. Nuk ka rëndësi nëse jeni beqar apo i martuar, keni një punë apo rrini në shtëpi me fëmijët, ngisni makinë apo biçikletë, keni ngelur në shkollë apo keni diplomë Master – sepse opinionet e secilit janë të vlefshme për kompanitë e studimit të tregut dhe për klientët që i paguajnë ato.
Edhe nëse mendoni se është thjesht një ndryshim i vogël. Kompanitë që japin anketime të paguara kanë një nivel pritshmërie nëse do t’ju paguajnë për të plotësuar anketimet e tyre. Nëse nuk jeni të përshtatshëm ata nuk mund t’ju paguajnë për informacionin tuaj. Për këtë arsye, të mbani profilin dhe informacionin tuaj të përditësuar është e detyrueshme në botën e anketimeve të paguara.
Jo vetëm që të plotësuarit e anketave ju jep më shumë para, por panelistët joaktivë shpesh hiqen nga baza e të dhënave, kështu që mos refuzoni të plotësoni sa më shumë anketa!
Nëse një kompani anketimesh ka një politikë privatësie në faqen e vet të internetit, me shumë mundësi ajo do të përmendë se informacioni i kontaktit i panelistit përdoret vetëm për të dërguar pagesat – përgjigjet e vërteta të anketimeve mbahen anonim. Nëse ju jepni informacion kontakti fals gjatë regjistrimit, mos prisni të merrni ndonjë pagesë.
Sigurohuni që të çaktivizoni të gjithë filtrat e spam-eve për këtë adresë. Shpesh, anketimet aktivizojnë një filter spam-i, dhe ju as nuk do ta merrni vesh ndonjëherë që dikush ju ka ftuar për një anketim. Kujdesuni për adresën tuaj të email-it – mos e humbisni! Mbrojeni atë – nëse humbni aksesin në llogarinë tuaj të email-it, jeni në telashe... Adresa juaj e email-it është shumë e rëndësishme dhe mos e lini asnjëherë pas dore.
Rrisni mundësitë e fitimit kur referoni miqtë tuaj. Shumë site kanë programet e veta të bashkëpunimit, kështu që mos ngurroni të futeni në to. Sa më shumë njerëz që të mund të ftoni, aq më shumë të ardhura do të gjenerohen për ju.
Jepni informacion demografik të plotë kur aplikoni. Mos pretendoni se jeni një grua 24 vjeçare, kur në të vërtetë jeni një burrë 35 vjeç. Këto kompani kanë filtra edhe për këtë punë, dhe mund ta kuptojnë këtë marrëzi në të qindtat e sekondit.
Kur një pyetësor anketimi përmban një hapësirë boshe komenti që kërkon opinionin tuaj apo diçka e tillë – jepni sa më shumë detaje që të mundni. Si rezultat, ju mund të konsideroheni një “respondent i cilësisë së lartë”, gjë që mund të rezultojë në më shumë ftesa anketimesh për t’u plotësuar.
...që rezultojnë në pikë, kupona, apo llotari, plotësojini! Këto shpesh përdoren si kualifikues nga kompani të ndryshme. Duke i plotësuar ato, ju tregoni se e merrni seriozisht pjesëmarrjen, dhe si rezultat, i rrisni shanset që t’ju kontaktojnë me oferta për para në dorë.
...që ju ofrojnë para në dorë për të plotësuar anketime online, e megjithatë kërkojnë një tarifë anëtarësimi përpara se të filloni të fitoni para. Nuk ka asnjë arsye që t’ju duhet të paguani për t’u bërë panelist anketimesh dhe shumë prej këtyre ofertave janë mashtrime.
Duke filluar nga ca orë në disa ditë pasi kanë filluar regjistrimin. Por mbani në mend që shumë kompani dërgojnë vetëm pak anketa në muaj, kështu që zakonisht do të duhet të kalojnë pak javë përpara se të filloni të merrni shumë anketime.
...mund të jetë e lejueshme për ju të anëtarësoheni në panele anketimesh për specialitete. Ka shumë panele online ekskluzivisht për njerëz që punojnë në industrinë e shëndetit, në fushën e teknologjisë, dhe për profesionistë dhe ekzekutivë të kalibrit të lartë. Nëse bëni pjesë në një nga këto kategori, sigurohuni të kërkoni panele që kërkojnë specialistë si ju. Stimujt për anketime janë shpesh më të lartë ngaqë numri i njerëzve që bëjnë pjesë në klasifikim është i kufizuar, profesionistët presin stimuj më të mirë për kohën e tyre, dhe disponueshmëria e tyre është e kufizuar, gjë që krijon arsye më të forta për stimuj më të mirë.
Disa kompani anketimesh ju paguajnë nëpërmjet PayPal për të shpejtuar gjërat.

OFERTA SHTESË

ySense
Cash Giraffe
PrizeRebel